Kosova humb nga Anglia, por jo edhe gjasat për kualifikim në europian

Kosova humb nga Anglia, por jo edhe gjasat për kualifikim në europian

Kosova është mposhtur në Prishtinë nga Anglia 0:4, në ndeshjen e fundit kualifikuese të grupit A, për kampionatin europian që zhvillohet vitin e ardhshëm. Nga grupi janë kualifikuar Anglia dhe Çekia, përderisa Kosova e ka edhe një mundësi në muajin mars të vitit të ardhshëm.