Kosova e festoi 11-vjetorin e pavarësisë me ushtri

Kosova e festoi 11-vjetorin e pavarësisë me ushtri

Trupat e Ushtrisë së Kosovës parakaluan për herë të parë në Ditën e Pavarësisë, 11 vjet pasi më 17 shkurt të vitit 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli Kosovën shtet sovran e demokratik. Kosova deri më tani është njohur  nga më shumë se 100 shtete. Presidenti, Hashim Thaçi në fjalimin e tij tha se këtë vit do të ketë një “marrëveshje paqësore me Serbinë”.