Kosova drejt zgjedhjeve pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj

Kosova drejt zgjedhjeve pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën. Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin. Partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.