Kongres ndërkombëtar me temë: "E djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke në Shqipëri"

Kongres ndërkombëtar me temë: "E djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke në Shqipëri"

Me rastin e 20-vjetorit të hapjes së degës së gjuhës turke në Fakultetin i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, drejtues të këtij fakulteti organizuan kongresin ndërkombëtar me temë: "E djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke në Shqipëri". Në hapje të aktivitetit ishin të pranishëm zv.ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lorena Haxhiu, zv.dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Alban Foçi, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, profesorë nga Turqia, Azerbajxhani, Gjermania, Belgjika, Rusia, Uzbekistani, Algjeria, Egjipti, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.