Kafeja turke – Historia e hatërit 40-vjeçar

Kafeja turke – Historia e hatërit 40-vjeçar

Aktiviteti “Kafeja turke - Historia e hatërit 40-vjeçar”, organizuar në bashkëpunim me Prefekturën e Edrenesë së Republikën e Turqisë, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë dhe institutin turk “Yunus Emre” Shkodër, u realizua me një pjesëmarrje të gjerë. Programi, i cili filloi me shfaqjen e një videoje prezantuese të kulturës së kafesë të realizuar nga TRT-ja, vijoi me fjalën e hapjes nga drejtori i İnstitutit “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kiyici. Në fjalën e tij, Kiyici përcolli historinë e hatërit dyzetvjeçar të kafesë dhe faktin e përfshirjes së saj në “Listën e Përfaqësimit të Trashëgimisë Kulturore Abstrakte të Njerëzimit” nga UNESCO në vitin 2013.