Hapja e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, hap i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor

Hapja e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, hap i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor

Me një ceremoni organizuar me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës është hapur për herë të parë Zyra Doganore e Kosovës në Portin e Durrësit. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe ministra të kabinetit qeveritar nga të dy vendet. Kryeministri Rama e cilësoi një ditë të shënuar në rrugën e afrimit të pandalshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe theksoi se kjo risi në fushën e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve shpejton lëvizjen e mallrave në tërësi dhe e “kthen kufirin Shqipëri-Kosovë në një kufi formal”….