Gjykata Speciale shqyrton Aktakuzën e propozuar për presidentin Thaçi

Gjykata Speciale shqyrton Aktakuzën e propozuar për presidentin Thaçi

Një lajm i papritur bëri jehonë në Kosovë dhe më gjerë të mërkurën, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Hoti ishin nisur për në Uashington për të marrë pjesë në dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e amerikanëve, që ishte paraparë të mbahej të shtunën më 27 qershor. Takimi u anulua, pasi u bë publike që Zyra e Prokurorit të Specializuar, u ka dërguar Gjykatës Speciale, një aktakuzë për shqyrtim ndaj presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerëve.