G7 thirrje për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

G7 thirrje për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Vazhdojnë kërkesa dhe prononcime të ndryshme sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) u kanë bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërkohë, grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar analizën përmbledhëse të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë-Serbi. Kurse ministri i mbrojtjes i Serbisë ka foluar për demarkimin.