Fushata zgjedhore në Kosovë vazhdon e qetë

Fushata zgjedhore në Kosovë vazhdon e qetë

Në Kosovë fushata zgjedhore e filluar javën e kaluar për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, përveç me akuza dhe kritika të ndërsjella verbale, po vazhdon qetë. Fushata do të përmbyllet të premten e kësaj jave, përderisa të shtunën do të ketë heshtje zgjedhore, e të dielën do të votohet.