Ekspozitë për 99-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë

Ekspozitë për 99-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës pasditen e sotme organizuan ekspozitën fotografike dhe dokumentare “Tirana 99 vjet kryeqytet.

Në aktivitetin e hapjes së ekspozitës, që u organizua në mjediset e Kalasë së Tiranës, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, si dhe studiues.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se është shumë i lumtur teksa po e mbyllin shekullin e parë të Tiranës si kryeqytet. Sipas Veliajt, kujtimet në fotot e ekspozitës nuk janë vetëm disa foto bardhë e zi nga e kaluara, por janë produkt i vendimeve të një kongresi që e ktheu Tiranën në kryeqyte