Dhuna ndaj grave e pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut

Dhuna ndaj grave e pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut

Dhuna ndaj grave është një fenomen që lëkund vlerat e shoqërisë demokratike. Të dhënat për dhunën në familje shkojnë në favor të pikëpamjes që familja, si bashkësi themelore shoqërore dhe si burim i mbështetjes emocionale, sociale e materiale për anëtarët e saj, shpesh herë mund të shndërrohet në një ambient të dhunshëm ku lëndohen anëtarët e saj dhe shkelen rëndë të drejtat e njeriut.