Dhomat e Specializuara publikojnë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhomat e Specializuara publikojnë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të Aktakuzës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Thaçi bashkë me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, e kreun e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi kanë mbërritur në Hagë të enjten. E një ditë më parë, në Hagë ka shkuar edhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.