Brenda 4 muajve, përfundon rikonstruksioni i konviktit të parë në Qytetin Studenti, Tiranë

Brenda 4 muajve, përfundon rikonstruksioni i konviktit të parë në Qytetin Studenti, Tiranë

Brenda 4 muajve do të përfundojë rikonstruksioni i konviktit të parë të studentëve meshkuj në Qytetin Studenti, në Tiranë. Drejtoresha e Rezidencës Studentore, Anila Shehu, duke shoqëruar kryetarin e bashkisë së Tiranës, gjatë vizitës së tij në Qytetin Studenti, tha se do të rikonstruktohen plotësisht 9 godina konviktesh dhe se ato do të ofrojnë standarde shumë të mira për studentët.

“9 konvikte i janë nënshtruar projektit të KFW-së. Për këtë konviktin e meshkujve që po rikonstruktohet i pari dhe tërësisht kontrata është për 120 ditë. Pra parashikohet që ky konvikt të përfundojë brenda 4 muajve. TIKA e ka marrë përsipër të bëjë një investim total. Të gjitha dhomat janë të njëjta në sipërfaqe, çdo dhomë do të ketë mobilim të ri, sistem i ri i ngrohjes, nyje sanitare dhe hidrosanitare të reja. Salla e leximit do të ketë një sipërfaqe më të madhe dhe do të jetë moderne, duke plotësuar të gjitha konfortet që ofron një sallë leximi, si dhe do të ketë edhe një bibliotekë”, tha Shehu….