Udhëtimi i vështirë i emigrantëve drejt Evropës

Emigrantët e parregullt që janë mbledhur në provincën Edrene në kufirin turk me Greqinë përpiqen të kalojnë në Evropë përmes lumit Marica, por këtu përballen me ndërhyrjen brutale të force greke të sigurisë.

Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-turk

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) refuzoi të hënën propozimin e Bashkimit Evropian për të dërguar 1 miliard euro për refugjatët, të cilëve Turqia u ka hapur kufijtë, duke thënë se “askush nuk ka të drejtë dhe kompetencë të luajë me dinjitetin e Turqisë”. Kurse ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) tha të martën se sipas shifrave të fundit, numri i migrantëve që kanë kaluar kufirin turk është 130 mijë 469.


Fjalët Kyçe: lufta civile në Siri , Edrene , kufiri greko-turk , kriza e refugjatëve sirianë