Turqia dërgon një anije me ndihma për palestinezët e Gazës

Anija me ndihma turke mbërriti në portin Ashdod

Lady Leyla

Anija me emrin "Lady Leyla", e ngarkuar me ndihma humanitare për palestinezët e Gazës, pas 35 orë lundrim mbërriti në portin Ashdod. Anija të premten ishte nisur nga porti Mersin i Turqisë. Dërgimi i ndihmave për personat në nevojë në Gazë u bë i mundur pas një marrëveshje të arritur mes Turqisë dhe Izraelit në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve. Për të pritur anijen kishin ardhur në port i ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë në Tel Aviv Cem Utkan, këshilltari i Ambasadës Yavuz Kaymak, ndihmëszëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Oren Rozenblat dhe përfaqësues të tjerë. Në anije ndodhen 11 tonë ndihma të mbledhura nga Agjencia e Kryeministrisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmë Hëna e Kuqe Turke, të cilat përbëhen nga 13 mijë e 775 pako me ndihma ushqimore, 5 mijë ton miell, 3 mijë ton sheqer, 2 mijë ton oriz, 500 ton vaj luledielli, 100 mijë lloje të veshjeve, 20 mijë këpucë dhe mijëra materiale për fëmijë. Pas përfundimit të procedurave nën koordinimin e Gjysmë Hënës së Kuqe Turke ndihmat u dërguan në dërguan në Gazë dhe iu dorëzuan Ministrisë palestineze për Punët Sociale për t’ua shpërndarë personave në nevojë.


Fjalët Kyçe: anija Lady Leyla , kauza palestineze , palestinezët e Gazës , Ashdod , territoret e pushtuara palestineze