Stendë gjigande në Stamboll me emrat e martirëve anti-puçistë

Stenda, ku janë të shkruar emrat e civilëve që humbën jetën dhe policëve që ranë dëshmorë në tentativës e përgjakshme të grushtit të shtetit të 15 korrikut u vendos në qendër të Stambollit. Fotografitë janë shpërndarë në gjithë botën nga agjencia e lajmeve Reuters.

Sheshi Taksim në Stamboll

Para Qendrës Kulturore “Ataturku” dhe në sheshin qendror të Stambollit Taksim janë vendosur stenda dhe billboarda të mëdha me mesazhe, ku dënohet tentativa për grusht shteti mbrëmjen e 15 korrikut nga një grup i vogël brenda ushtrisë turke dhe ishin besnikë ndaj organizatës terroriste Guleniste/Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY).


Fjalët Kyçe: tentativa për grusht shteti në Turqi