Stamboll – Miniaturk në petkun e dëborës

Reshjet e dëborës gjatë këtij fillimi të vitit 2017 në Stamboll nuk kanë sjellë vetëm ngrica dhe vështirësi qarkullimi në metropolin më të madh të Turqisë, por njëherësh edhe pamje të mrekullueshme. Disa prej tyre janë kapur nga fotografët edhe në Miniaturk.

Miniaturk

Miniaturk është një park miniaturash në brigjet verilindore të Bririt të Artë në Stamboll, Turqi. Ai është hapur më datë 2 maj 2003. Miniaturk mbulon një sipërfaqe totale prej 60.000 metrash katrorë dhe rezulton një nga parqet më të mëdha të miniaturave në botë me një zonë model prej 15.000 metrash katrorë. Parku ka gjithsej 122 modele në shkallë 1:25 nga brenda Turqisë dhe zonat përreth saj, si dhe interpretime të objekteve historike.


Fjalët Kyçe: Miniaturk , muze , park , miniaturë , Briri i Artë , objekte historike , Stamboll , Turqi , dëborë , trt shqip , trtshqip , lajme shqip