Shqiptarët dhe turqit ndajnë së bashku kulturën dhe vlerat e përbashkëta në gastronomi

Aysegul Erdal Yoruk, bashkëshorte e ambasadorit të Turqisë në Tiranë, në fjalën e saj përshëndetëse tha se janë mbledhur për të prezantuar ëmbëlsirat tradicionale, të cilat, sipas saj, "zënë një vend të rëndësishëm në qytetërimin tonë të hershëm dhe cilësohen si një pjesë e pandarë e kulturës sonë të gatimit".

Ayşegül Erdal Yörük

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Grupin e Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO), si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës të Turqisë, organizoi në kryeqytetin shqiptar aktivitetin për prezantimin e ëmbëlsirave dhe gatimeve të tjera tradicionale turke.


Fjalët Kyçe: Tiranë , gastronomia , ëmbëlsirat turke , kuzhina turke , turqit , shqiptarët , Turqia , Shqipëria