Operacioni i suksesshëm i MIT-it kundër PKK-së

Riza Altun, bashkëpunëtori më i afërt i liderit të organizatës terroriste PKK, Cemil Bayik është goditur bashkë me disa drejtues të lartë të organizatës në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) dhe Forcave të Armatosura Turke (TSK).

Operacioni kundër liderit të PKK

Sipas informatave të marra nga forcat e sigurisë, në operacionin e ndërmarrë të enjten më 21 mars janë neutralizuar Riza Altun dhe personat që e shoqëronin atë gjatë udhëtimin në malin Kandil. Në mesin e të neutralizuarve ndodhen edhe i ashtuquajturi përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë i organizatës separatiste terroriste PKK, Mikail Ozdemir i njohur me pseudonimin “Navdar”, zëdhënësi Emrullah Dursun me pseudonimin “Serhat Varto” dhe përgjegjësi për zonën e Kandilit, Ali Aktas me pseudonimin “Sinan Sor”. Riza Altun, i cili organizonte kontaktet e organizatës terroriste me aktorët ndërkombëtarë në rajon. Në disa media të huaja ai ishte prezantuar edhe si i ashtuquajturi “ministër i Jashtëm”.

 


Fjalët Kyçe: Forcat e Armatosura Turke (TSK) , Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) , operacion antiterror