Nënshkrimet e VIP-ave shiten në ankand

Kartmonedhë turke e nënshkruar nga këngëtari Mynyr Ëzkull (Münir Özkul)

Münir Özkul

Një kompani që organizon ankande ka nxjerrë në shitje kartëmonedha, fotografi, libra dhe dokumente të vjetra që mbajnë firmën e personave të famshëm në Turqi. Në ankand shiten kartëmonedha 50, 100 lira dhe 500, 1 000, 5 000, 10 000 (lira turke) të firmosura nga shumë emra të njohur të artit, biznesit, politikës dhe muzikës turke si: Cem Karaca, Seda Sayan, Cüneyt Arkın, Nuri Alço, Ajda Pekkan, Münir Özkul, Barış Manço, Hulusi Kentmen, Sakıp Sabancı, Süleyman Seba, Mesut Yılmaz. Dokumentet që mbajnë firmën e Ataturkut shiten me një çmim që fillon nga 15 000 deri në 25 000 Lira Turke, në varësi të rëndësisë së dokumentit. Dokumente me vlerë janë edhe dekretet e ndryshme të padishahëve osmanë.


Fjalët Kyçe: personalite turke , kartmonedha të vjetra , dokumente të vjetra , ankand , Stamboll