Në aeroportin e ri të Stambollit përfundojnë 30% e punimeve

Kantieri gjigand kandidat për në librin e rekordeve Guinnes

Aeroporti i ri i Stambollit

Kanë përfunduar 30% e punimeve të etapës së parë në aeroportin e ri të Stambollit. Për etapën e parë deri tani janë shpenzuar 2 miliardë euro dhe numri i punonjësve aktualisht është 17.500, por parashikohet të rritet në 30 mijë. Aeroporti është një prej projekteve më të mëdha të historisë së Republikës së Turqisë. CEO i kompanisë që ka marrë përsipër këtë projekt Istanbul Grand Airport (IGA), Jusuf Akçajollu më tej duke shtuar se pas përfundimit të të gjitha fazave aeroporti do të ketë një kapacitet prej 200 milionë udhëtarë në vit dhe me më shumë se 350 destinacione. Në Aeroportin e ri të Stambollit do të operojnë mbi 150 kompani fluturimi dhe se ky aeroport është kandidat për t’u bërë më i rëndësishmi në aviacionin civil në botë. Në kantierin e ndërtimit punojnë mbi 3.000 makineri si dhe 2.200 kamionë, 252 ekskavatorë, 60 vinça kullë, 57 makineri asfaltimi, 101 ekskavatorë me zinxhirë, etj. Projekti i aeroportit me këtë veçori është në cilësinë për t’u vlerësuar si projekti më i madh në botë edhe në aspektin e numrit të makinerive dhe pajisjeve që përdoren. (Fotografitë janë bërë nga Berk Özkan i agjencisë së lajmeve Anadolli -AA)


Fjalët Kyçe: aeroporti i ri i Stambollit , ekonomia turke , Objektivat e Turqisë 2023 , Istanbul Grand Airport (IGA) , Stamboll