Inaugurohet megaprojekti turk, Tuneli i Evroazisë që lidh dy kontinente

Struktura 14.6 kilometra e gjatë, ndërtuar në 106 metra thellësi, kalon Bosforin në një distancë prej 3,4 kilometrash.

Tuneli i Evroazisë

Tuneli është një nga projektet kryesore të botës inxhinierike. Ai do të ketë një sistem të zhvilluar që siguron një qarkullim të vazhdueshëm dhe të sigurt për 24 orë në ditë. Tuneli është produkt i zbatimeve më të përparuara në projektim, në zbatimin e të rejave teknologjike dhe inxhinierike. Tuneli është ndërtuar me një strukturë të tillë, ku ai nuk do të mund të ndikohet nga tërmetet dhe cunamet.


Fjalët Kyçe: Tuneli i Evroazisë , megaprojekte , Turqi , Ngushtica e Bosforit , projekte prestigjioze