Fotografi historike nga Lufta e Çanakalasë

Në 105-vjetorin e Fitores Detare të Çanakalasë, fotografi nga arkivi i Agjencisë Anadolli (AA) zbulojnë kushtet e vështira në të cilat u fitua beteja.

Lufta e Çanakalasë

Flotat britanike dhe franceze, të cilat aspironin të pushtonin Stambollin dhe të nxirrnin Perandorinë Osmane jashtë Luftës I Botërore, tentuan të kalonin ngushticën e Çanakalasë me luftanije, por dështuan. Ky sulm, i cili rezultoi me fitoren e madhe të forcave detare dhe ushtrisë osmane, shkaktoi humbje të mëdha në flotat e Anglisë dhe Francës dhe i detyroi ato të tërhiqen. Kur e panë se nuk mund ta kalonin ngushticën nga deti, forcat pushtuese filluan sulmet tokësore. Pavarësisht humbjeve të mëdha të popullit turk, i cili shfaqi trimëri dhe sakrificë të jashtëzakonshme, forcat okupatore nuk arritën ta kalojnë ngushticën.

Çanakalaja është e pakalueshme!”, u përsërit edhe njëherë me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për miqtë dhe armiqtë. Fitoren e Betejës Detare të Çanakalasë e festojmë me entuziazëm edhe sot, në përvjetorin e 105-të.


Fjalët Kyçe: Lufta e Parë Botërore , Ngushtica e Dardaneleve , Lufta e Çanakalasë