Fjalimi i Erdoganit para popullit në presidencë

Fjalimin e parë në Ankara pas referendumit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan e mbajti në Kompleksin Presidencial që ndodhet në lagjen në Bestepe të kryeqytetit.

Mitingu në Presidencë

Në referendumin e mbajtur të dielën për ndryshimin e disa neneve të kushtetutës Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) votoi në Stamboll. Të hënën ai erdhi në Ankara, ku u prit me entuziazëm nga banorët e kryeqytetit si në aeroport, ashtu edhe gjatë rrugës për në presidencë. Në platformën e ngritur para Portës së NderitKompleksit Presidencial Erdoan iu drejtua me një fjalim qytetarëve. Në këtë fjalim Erdoani reagoi ashpër ndaj raportit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për referendumin në Turqi.

Raportet me përmbajtje politike të OSBE-së për ne janë të pavlefshme”,- theksoi Erdoan dhe tha: “Ky vend (Turqia) ka realizuar zgjedhjet më demokratike që nuk janë parë në asnjë vend të Perëndimit. Mos hyni në radhë për të errësuar pa pikë turpi këto zgjedhje, ndërkohë që disa vende evropiane ministrat tanë nuk i lejuan as të hyjnë në Evropë, pasi e keni të kotë, nuk do të fitoni gjë nga kjo”.


Fjalët Kyçe: Presidenti Recep Tayyip Erdogan , referendumi në Turqi , ndryshimet kushtetuese , OSBE/ODIHR , Ankara , Kompleksi Presidencial