Festivali i statujave të rërës në Antalya

Vazhdon festivali ndërkombëtar i skulpturave prej rëre

Plazhi i Antalias

Në Antalya të Turqisë vazhdon Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Skulpturave prej rëre. Tema e festivalit të sivjetmë është "14 mrekullitë e botës dhe mitologjia". Në plazhin e qytetit 26 mjeshtër nga 12 vende prezantojnë për artdashësit dhe të interesuarit më shumë se 100 skulptura që i kanë punuar duke përdorur më shumë se dhjetë ton rërë. Në këtë ekspozitë të hapur në natyrë zënë vend edhe skulpturat e shtatë mrekullive të botës, të zgjedhura nga UNESCO. Vizitorët kanë rastin të shohin Koloseun, qytetin antik Petra, murin Kinez, Machu Piccho, si dhe skulptura të ndryshme mitologjike. Drejtori i Festivalit, Cem Karaca thotë se ky është një nga festivalet më të mëdhenj dhe më të vjetër të skulpturave të rërës në botë, duke shtuar se festivali është kthyer në një aktivitet tradicional të Antalyas për çdo sezon turistik.


Fjalët Kyçe: statuja rëre , Antalya , skulptura prej rëre , festival ndërkombëtar , UNESCO , mrekullitë e botës , mitologjia