Fëmijët turq dekorojnë dritaret dhe ballkonet

Qytetarët në Turqi sot i dekorojnë dritaret e tyre për të festuar 100-vjetorin e 23 Prillit, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve.

Festa e fëmijëve në Turqi

Qytetarët në Turqi sot i dekorojnë dritaret e tyre për të festuar 100-vjetorin e 23 Prillit, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve. Kjo festë fëmijëve u është dhuruar nga themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku. Më 23 prill 1920 u hap në Ankara Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM, sipas shkurtimit në turqisht), me pjesëmarrjen e deputetëve të zgjedhur nga të katër anët e vendit për t'i treguar botës se sovraniteti i takon popullit pa kushte. Kuvendi u thirr në rrethanat e Luftës Nacionalçlirimtare që turqit kishin filluar për shpëtimin e tokave të tyre të pushtuara pas Luftës I Botërore. Mustafa Kemal Pashai u zgjodh kryetari i parë i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë me vota unanime. Në Turqi, data 23 Prill shënohet si Festa e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve duke filluar që nga viti 1935 e këtej.


Fjalët Kyçe: Kuvendi i Madh Popullor të Turqisë (TBMM) , Turqi , Festa e Fëmijëve , 23 Prilli Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve