Edi Rama: Shqipëria dhe Turqia krah për krah në çdo sfidë

Shqipëria dhe Turqia janë bashkë prej kohësh. Të dyja vendet kanë pare me kënaqësi të gjithë panoramën e gjërave, që i lidhin dhe i bashkojnë, dhe po ashtu kanë konstatuar se potenciali për të bërë më shumë është i jashtëzakonshëm.

Vizita në Ankara e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, realizoi më 29 qershor një vizitë zyrtare në kryeqytetin Ankara të Turqisë, ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, si dhe pati një takim me homologun turk, Binali Yildirim. Palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për mbështetur njëra-tjetrën në çdo sfidë. Shefi i Tiranës zyrtare shprehu ngushëllimet e tij personale, të shtetit dhe popullit shqiptar për viktimat e sulmit terrorist të trefishtë në Aeroportin "Ataturk" të Stambollit. Kryeministrat Rama dhe Yildirim u angazhuan të çojnë përpara një proces intensiv bashkëpunimi për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, por edhe në fushën e arsimit, kulturës, etj.


Fjalët Kyçe: Edi Rama , Binali Yildirim , shkëmbime tregtare , sulmi në Stamboll , sulm terrorist , Aeroporti Ataturk i Stambollit , Turqi , Shqipëri , trt shqip , trtshqip , lajme shqip