568-vjetori i ngadhënjimit të Stambollit u festua me aktivitete të veçanta vizuale

Përvjetori i 568-të i ngadhënjimit të Stambollit u festua me shfaqje moderne me drita të realizuara në vendet simbol të qytetit duke dhuruar një spektakël vizual dhe atmosferë të ndezur artistike.

Shfaqje moderne me drita për festimin e 568-vjetorit të ngadhënjimit të Stambollit

Aktivitetet u organizuan nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës në koordinim me Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Aktivitetet filluan me leximin e pjesëve kuranore në Xhaminë Ajasofja dhe vazhduan me shfaqjen vizuale të dritave dhe videove me teknologjinë (mapping) në Kullën e Gallatës. Në pamjet vizuale u shfaq edhe imazhi i Sulltan Mehmetit II (Ngadhënjimtari) i hipur mbi kalë, i cili mbylli një epokë dhe hapi një të re duke çliruar Stambollin në moshën 21-vjeçare dhe i bëri Osmanët një perandori botërore.


Fjalët Kyçe: shfaqje moderne me drita , Stamboll , shfaqje me rastin e ngadhënjimit të Stambollit , ngadhënjimi i Stambollit