Portugalia kampione e Evropës

Portugalia fiton për herë të parë kampionatin evropian

Euro 2016

Portugalia u shpall të dielën në mbrëmje kampione e Evropës në futboll pasi mundi me rezultatin 1-0 Francën organizatore të kompeticionit. Pjesa e parë e takimit dhe e gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë të kohës shtesë, në minutën e 109-të, Eder shënoi golin e vetëm të finales me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së rreptësisë. Vlen për t’u përmendur fakti se sulmuesi kryesor i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, u dëmtua rëndë në fillim të pjesës së parë nga mesfushori francez, Dimitri Payet. Ky është suksesi i parë i Portugalisë në turneun më të madh evropian të futbollit.


Fjalët Kyçe: Euro 2016 , Portugali , futboll , Kampionati Evropian i Futbollit