Ceremonia e Olimpiadës Dimërore 2018

Disa fotografi nga ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të vazhdojnë në PyeongChang të Koresë së Jugut deri në datën 25 shkurt 2018.

PyeongChang 2018

Ceremonia e hapjes u organizua në Stadiumin Olimpik të PyeongChangut, i ndërtuar përkohësisht për Olimpiadën dhe u ndoq nga 35 mijë sportdashës.

Ceremoninë e ndoqën edhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, Kim Yo-jong, dhe kryetari i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Thomas Bach.

Nga Turqia në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Ashkën Bak (Osman Aşkın Bak) dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Turqisë, njëherësh zëvendëskryetar i IOC-së, Ur Erdener (Uğur Erdener).

Pjesëmarrja sportistëve të dy Koreve nën flamurin "Koreja e Bashkuar" në parakalimin, i cili filloi me koreografinë me temë "paqe", u duartrokit nga tribuna.

Prej dy vitesh, dy Koretë nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Flamuri i Koresë së Bashkuar, i cili përfshin Gadishullin Korean dhe ishujt përreth dhe një dizenjim special për organizimet sportive, u bart nga hokeisti koreanoverior Chung Gum Hwang dhe rrëshqitësi koreanojugor Yun-Jong Won.

Duke folur në ceremoninë e hapjes, kreu i IOC-së, Thomas Bach, shprehu besimin se lojërat do të japin kontribute të rëndësishme për paqen.

"Treguam se jemi më të fuqishëm se sa të gjitha forcat që duan të na ndajnë", shtoi ai.


Fjalët Kyçe: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) , Yun-Jong Won , Chung Gum Hwang , Koreja e Bashkuar , Koreja e Jugut , PyeongChang 2018 , Lojërat Olipmike Dimërore