Turqia lëshoi në orbitë një satelit tjetër zbulimi

Sateliti i ri zbulues që do të mbledhë informacione për ushtrinë turke

Gokturk-1

Nga Guajana Franceze është lëshuar me sukses në hapësirë sateliti “Gokturk-1”, i cili përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike do të plotësojë nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë për informacione të ndryshme.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës AŞ (TUSAAŞ) nga Komanda e Forcave Ajrore dhe Sekretariati i Ministrisë së Mbrojtjes me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), u ndoq drejtpërdrejt momenti i lançimit të satelitit.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë Presidenti Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të prodhojë teknologjinë e saj dhe uroi që sateliti Gokturk-1 të jetë i dobishëm për Turqinë.

Në krahasim me satelitët e ngjashëm në botë, sateliti Gokturk-1 do ti dërgojë pamjet në stacionin tokësor me rezolucion të lartë dhe do t’u shërbejë edhe institucioneve e enteve publike për monitorimin e ambientit dhe urbanizimin, për punime lidhur me rendimentin bujqësor, për projekte komunale, për kontrollin e kufijve, për punimet kadastrale dhe shumë fusha tjera.


Fjalët Kyçe: Gokturk-1 , ushtria turke , industria turke e mbrojtjes , TUSAS , Presidenti Recep Tayyip Erdogan , satelit zbulimi