Superhëna anembanë botës

Në kohën kur ndodh superhëna, hendeku midis Tokës dhe Hënës mbyllet me pikën më të shkurtër në një distancë prej 356.510 km, ndërkohë që distanca më e largët e saj nga planeti ynë (apogjeu) arrin deri në 406.700 km. Hëna dukej portokalli në të kuqe në pikat më të afërta dhe e bardhë në pikat më të largëta.

Superhëna e datave 14-15 nëntor 2016

Superhëna la pa fjalë pothuajse gjithë botën. Pamja më e bukur e satelitit të vetëm natyror të Tokës në 70 vjet ishte një rast, që nuk duhej humbur. Pamje mahnitëse qielli ofroi gjatë mbrëmjes në shumë vende. Fenomeni i Superhënës ndodh kur Hëna duket më e madhe dhe më e shkëlqyeshme se zakonisht, pasi arrin në atë pjesë të orbitës, që është më e afërt me Tokën. Pikën e saj më të afërt, të njohur si perigje, e arriti në 11:21 GMT. Së pari, superhëna u pa në Australi. Atyre, që do të duan ta shijojnë sërish një spektakël të kësaj natyre, do t’iu duhet të presin deri më 25 nëntor 2034.


Fjalët Kyçe: superhëna , Hëna , Toka , trt shqip , trtshqip , lajme shqip