Në Ramazan shtohet fluksi i vizitorëve për “Shokët e Shpellës”

Gjatë muajit të Ramazanit vizitorët po tregojnë një interes të veçantë edhe ndaj shpellës që ndodhet në qytezën Tarsus, Mersin të Turqisë, dhe që besohet se këtu ka kaluar edhe historia e 7 djelmoshave, që sipas gojëdhënës kanë fjetur në këtë shpellë 309 vjet.

Shpella “Ashab al-Kahf” në Tarsus, Mersin – Turqi

Gjatë muajit të shenjtë Ramazanit është shtuar interesi i njerëzve për të vizituar shpellën “Ashab al-Kahf” (e njohur ndryshe si Shokët Shpellës), e cila ndodhet në nënprefekturën Tarsus, prefektura Mersin e Turqisë, dhe që besohet se këtu kanë kaluar historia e 7 djelmoshave që sipas gojëdhënave kanë fjetur 309 vite në këtë shpellë, kur ishin strehuar pasi ishin arratisur nga sundimtari i kohës për shkak se kishin refuzuar të adhuronin idhujt. Shpella përmendet edhe në surenë “al-Kahf” të Kur’anit dhe në botë njihet edhe si “Shpella e 7 të Fjeturve” apo “7 banorët e Shpellës”, por nuk ekziston një informacion i saktë mbi vendndodhjen e saj. Përveç historisë interesante shpella në Tarsus të Turqisë dallohet edhe për atmosferën mistike dhe stalaktitet. Gjatë muajit të Ramazanit shpella mbushet plotë e përplot me vizitorë, të cilët pasi vizitojnë pjesët e shpellës, ku besohet se kanë fjetur 7 djelmoshat, bëjnë lutje të ndryshme.


Fjalët Kyçe: Shpella e Herkulit , Ashab al-Kahf , Shokët e Shpellës , Djelmoshat e Shpellës , Banorët e Shpellës , Tarsus , Mersin , Turqi , turizmi i besimit , turizmi alternativ