Lulevilet nisën të zbukurojnë sheshet dhe parqet

Me ardhjen e pranverës lulevilet kanë krijuar një gosti pamore në zonën turistike Muğla në Turqi.

Lulevile në Menteşe, Muğla (Turqi)

Lulevilet, të cijat na lajmërojnë këto ditë se pranvera ka ardhur, kanë nisur të zbukurojnë sheshet dhe parqet e qytezës Menteşe Muğla (Turqi). Lulevilet janë bërë burim frymëzimi për shumë poetë e shkrimtarë. Ato dhurojnë një gosti të vërtetë pamore. Duke shëtitur rrugicat me shtëpi historike të qytetit lulevilen e shikon të kacavirret në shumë parqe e sheshe dhe përveç dekorit të bukur natyror ajo ofron edhe hije të freskët. (Fotografitë janë siguruar nga Osman AKÇA, Agjencia Anadolli - AA)


Fjalët Kyçe: pranverë , Turqi , Muğla , Menteşe , lulevile