Kryesia Çështjeve Fetare të Turqisë prezanton botimet e reja në Shqipëri

Nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, u prezantuan botimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë-Diyanetit, kryesisht për fëmijë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Bekir Yanılmaz

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e xhamisë Paskuqan 1 në Qarkun e Tiranës, ishin të pranishëm përfaqësues të Zyrës Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, fëmijë dhe besimtarë, ku pas prezantimit, librat u dhuruan për fëmijët e pranishëm. Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz, në fjalën e tij gjatë prezantimit tha se në kuadër të botimeve në gjuhën shqipe kanë sjellë disa botime të reja për fëmijë. "Ne këtu jemi për të ruajtur vazhdimësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke, edhe si zyrë jemi për këtë qëllim. Ne si zyrë kemi sjellë nga Turqia edhe disa punonjës fetarë të cilët shërbejnë nëpër xhami në Shqipëri. Duke sjellë mësues fetarë nga Turqia, ne si zyrë kemi marrë edhe një iniciativë për të përkthyer botimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë nga turqishtja në shqipe, në mënyrë që këto botime fetare t’i shërbejnë popullit shqiptar", theksoi Yanılmaz.


Fjalët Kyçe: botime të Diyanetit turk , Bekir Yanilmaz , Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë