Hatusha, kryeqyteti i një superfuqie antike në mes të Anadollit

Hattusha është qyteti i vetëm antik që bën pjesë në të dy lista të UNESCO-s.

Hatusha, kryeqyteti i Hititëve

Më 28 nëntor të vitit 1986, Hattusha është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për arsye se vendi përfaqëson një arritje unike historike me Portën e Luanit, Portën e Mbretit dhe tempullin e hapur Yazilikaya. Hattusha ka qenë vendi i rëndësishëm për civilizimet në mileniumin e parë dhe të dytë para erës sonë. Ai formon një pamje gjithëpërfshirëse të kryeqytetit me pallatin, tempullin dhe tregjet; paraqet dëshminë e vetme të civilizimit të shkatërruar Hitit dhe për arsye të ruajtjes së shkëlqyeshme të infrastrukturës dhe arkitekturës.

Po ashtu, edhe arkivat tabletave me mbishkrime që përfaqësojnë gjuhën më të vjetër indo-evropiane, në vitin 2001 i janë shtuar Listës së Memories Botërore nga UNESCO. Në këtë mënyrë, Hattusha mban epitetin si "qyteti i vetëm antik që ndodhet në të dy listat e UNESCO-s”.

Hattusha njihet edhe si kryeqyteti, ku është nënshkruar marrëveshja e parë e shkruar në histori mes hititëve dhe egjiptianëve në vitin 1280 para erës sonë, që njihet si Marrëveshja e Kadeshit. Hatusha, aktualisht ndodhet në krahinën Çorum të Turqisë.


Fjalët Kyçe: qytetërimi hitit , qytetërim i lashtë , Çorum , Hatti , Hattusa , lista e UNESCO , Turqi