Bjeshkët e Detit të Zi filluan të presin banorët e parë

Me ardhjen e pranverës në bjeshkët e zonës perëndimore të Detit të Zi nisën të presin edhe banorët e tyre të parë, të cilët përjetojnë njëherësh dy stinë.

Bjeshkët në Duzce

Me ardhjen e pranverës ka nisur një ngutje e këndshme në bjeshkët e Duzce-s, të cilat ndodhen në zonën perëndimore të Detit të Zi. Me natyrën që ndryshon dhe lulet që çelin në muajt e verës për breza me radhë ato vazhdojnë të presin mysafirët e tyre që vazhdojnë të ruajnë kulturën bjeshkore. Disa nga këto bjeshkë që e rrethojnë qytetin si vargmal janë: Guzeldere, Purenli, Hira, Derebalik, Karduz, Odayeri dhe Balikli. Ato ndodhen në lartësi të ndryshme nga 1.200 deri në 1.800 metra mbi nivelin e detit dhe u përjetojnë vizitorëve njëherësh dy stinë.


Fjalët Kyçe: bjeshkët turke , turizmi i bjeshkëve , Duzce , bjeshkoj , bjeshkatar