Turqi – Tempulli “Gobeklitepe”, struktura megalitike më e vjetër në botë

E pozicionuar në Mesopotaminë e Epërme dhe me një histori mbi 11.000-vjeçare, ajo është “struktura megalitike më e vjetër e njohur në botë”.

Gobeklitepe

“Gobeklitepe”, një sit arkeologjik në juglindje të Turqisë, konsideruar si tempulli më i vjetër në botë, është shtuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vendimi është marrë gjatë sesionit të 42-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në kryeqytetin Manama të Bahrejnit. Turqia mburret tashmë me 18 site arkeologjike të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.


Fjalët Kyçe: Gobeklitepe , sit arkeologjik , tempull , strukturë megalitike , obelisk , UNESCO , Turqi