Sendet personale të Ataturkut për herë të parë në Muzeun e Republikës

Pjesë e ekspozitës së përkohshme, e cila përbëhet nga sende të përdorura nga Ataturku por që nuk janë ekspozuar deri më sot, janë: shamia, robëdëshambri, çanta, syzet, pizhamet, kompleti i çajit dhe filxhanit, të cilat ai i ka përdorur kur ishte i sëmurë në vitet e fundit të jetës.

Ekspozitë me sende personale të Ataturkut

Muzeu i Republikës në Ankara mirëpret deri më 19 nëntor një ekspozitë të veçantë me sende personale të Mustafa Kemal Ataturkut. Ekspozita mbahet me rastin e 83-vejtorit të ndarjes nga jeta të udhëheqësit të madh dhe vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë 31 sende personale të Ataturkut që nuk janë shfaqur asnjëherë deri më sot.


Fjalët Kyçe: Ankara , ekspozitë me sende personale , Mustafa Kemal Ataturk , Muzeu i Republikës