Premiera botërore e baletit “Gobeklitepe”

Kryeqyteti turk priti premierën botërore të operës “Gobeklitepe”, një nga projektet më të shquara të Trupës së Operës dhe Baletit Shtetëror të Ankarasë për sezonin e ri.

Shfaqja e baletit “Gobeklitepe”

Të mërkurën artdashësit ndoqën me një interes te madh premierën botërore të operës “Göbeklitepe”, një nga projektet më ambicioze të Trupës së Operës dhe Baletit Shtetëror të Ankarasë për sezonin e ri. Ideatori dhe drejtori artistik i operës “Göbeklitepe” është tenori i famshëm Murat Karahan, i cili njëherësh është edhe drejtori i përgjithshëm i Operës dhe Baletit Shtetëror; kompozitor Can Atilla, libretistë janë Burcu Kılınç Kızıltepe dhe Hacer Buyruk; regjisor Gürçül Çeliktaş dhe koreograf është Volkan Ersoy.


Fjalët Kyçe: Ankara , Trupa e Operës dhe Baletit të Ankarasë , baleti "Gobeklitepe" , Gobeklitepe , Viti i Gobeklitepes