Në Ankara çelet ekspozita me fotografi “Kosova magjepsëse”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ankara ka nisur rrugëtimin ekspozita me fotografi me titull “Kosova magjepsëse”.

Kosova magjepsëse

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara në bashkëpunim me Qendrën Tregtare “NATA VEGA” të kryeqytetit ka çelur të shtunën ekspozitën me fotografi “Kosova magjepsëse” në ambientet e brendshme të kësaj qendre. Në qendrën tregtare  ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe sot [16.02.2020], kurse të hënën do të çelet në Bibliotekën Kombëtare [Milli Kütüphanesi]. Ekspozita përbëhet nga fotografi artistike me imazhe nga bukuritë natyrore e kulturore të Kosovës.


Fjalët Kyçe: Dita e Pavarësisë , Ankara , TRT Shqip , Kosova magjepsëse , Ambasada e Kosovës në Ankara