Namazi i parë i Bajramit në Shën-Sofi

Xhamia e Madhe e Shën-Sofisë – Në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vitesh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe ambientet përreth.

Xhamia e Madhe e Shën-Sofisë

Me mijëra qytetarë përjetuan emocionet e faljes së namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Ajasofjes, e cila deri në çlirimin e Stambollit u përdor si kishë për 916 vite dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo shërbeu si muze dhe më 24 korrik u rihap sërish për adhurim me faljen e namazit të xhumasë. Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, prof. dr. Mehmet Emin Maşalı lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh u fal në Shën-Sofi nga Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), prof. dr. Ali Erbaş. Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Shën-Sofi e falën edhe titullarë të lartë si: kreu i Parlamentit të Turqisë Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu, Prefekti i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i AK Partisë për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlı dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan. Pas tekbireve pas namazit Prof. Dr. Erbaş, mbajti ligjëratën "Kurban Bajrami: Udhëtimi Takva".


Fjalët Kyçe: namazi i Bajramit , Stamboll , Festa e Kurban Bajramit , Xhamia e Shën-Sofisë , hapja e Shën-Sofisë për adhurim