Lamtumirë Fatma Girik! Shpërbëhet “Tërfili Katërfletësh”

Fatma Girik, mjeshtre aktrimi e kinematografisë turke (Yeşilçam), e cila mori pjesë në rreth 180 produksione, humbi jetën të hënën në spitalin ku po trajtohej në Stamboll.

Fatma Girik

Aktorja veterane turke e kinemasë dhe televizionit, Fatma Girik, u shua të hënën në moshën 79-vjeçare. Lindur në Stamboll, më 12 dhjetor 1942, mjeshtrja e aktrimit debutoi në ekranin e madh me filmin “Leke” (Njolla) në vitin 1957 dhe e mbylli karrierën me 180 produksione. Girik u bë e njohur jo vetëm për rolet e saj në filma kult të kinematografisë turke si “Yılanların Öcü” (Hakmarrja e gjarpërinjve) i vitit 1962 dhe “Kanlı Nigar” (Nigjarja e përgjakur) i vitit 1981, por edhe për shfaqje të ndryshme televizive. Po ashtu mori pjesë aktivisht në politikë duke shërbyer si kryetare e Bashkisë Sisli të Stambollit nga viti 1989 deri në 1994-n. Fatma Girik, Türkan Şoray, Filiz Akın dhe Hülya Koçyiğit formonin së bashku atë që njihej si “Tërfili Katërfletësh” i kinematografisësë turke.


Fjalët Kyçe: Yesilcam , kinematografia turke , tërfili katërfletësh , Fatma Girik