Knidosi antik gati për të pritur vizitorët e rinj

Qyteti antik i Knidosit ndodhet në një pozicion të veçantë, në pikën ku deti Egje takohet me detin Mesdhe. Për 2600 vjet shkëlqimi i këtij qyteti ka tërhequr drejt vetes shumë shkencëtarë e udhëtarë të famshëm. Këto ditë Knidosi përgatitet të presë vizitorët e saj duke i marrë të gjitha masat e duhura kundër Covid-19.

Qyteti antik Knidos në Turqi

Qyteti antik 2.600-vjeçar i Knidosit ndodhet në qytezën turistike Datça. Në gërmimet arkeologjike që vazhdojnë ende janë nxjerrë në dritë objekte e struktura të reja. Straboni, pasi bën fjalë për pozicionin e qytetit Knidos jep edhe emrat e dëgjuar të banorëve të tij. Në fillim ai përmend emrin e matematikanit Budoxos. Nuk dihet se për çfarë shkaku, Straboni nuk bën fjalë aspak për Afërditën e Knidosit, edhe pse dihet që në atë epokë, fama e statujës së Afërditës në Knidos kishte pushtuar botën. Statuja e Afërditës, e punuar nga skulptori i përmendur athinas Praksiteli, ka qenë si një simbol i qytetit të Knidosit. Kur përmendje Knidosin, ajo që të vinte menjëherë në mendje ka qenë statuja e Afërditës. Udhëtarët, artistët, burrat më të dëgjuar të shtetit ndërmerrnin një udhëtim të vështirë dhe shkonin në Knidos vetëm për të parë këtë statujë.


Fjalët Kyçe: Bodrum , Datça , pushime në Turqi , pushime në Antalya , Knidos