Ekspozita “Eleganca që rrjedh poshtë tombakut”

Në Librarinë “Yapi Kredi” në Rrugën e Pavarësisë (İstikklal Caddesi) në Stamboll është hapur ekspozita “Eleganca që rrjedh poshtë tombakut”, ku prezantohen punime shumë të vjetra prej tombaku. Ekspozita mund të vizitohet deri më 28 prill.

Punime tombaku

Në Librarinë e “Yapi Kredi” në Rrugën e Pavarësisë (İstikklal Caddesi) në Stamboll është hapur ekspozita “Eleganca që rrjedh poshtë tombakut”, e cila është përgatitur duke u nisur nga objektet prej tombaku në koleksionin e muzeut “Yapi Kredi”. Vizitorët mund të njihen nga afër me artin e punimit të tombakut [një lloj aliazhi në ngjyrë të verdhë që përdoret në argjendari (përzierje bakri (80%) dhe zinku (20%)], i cili në shekullin e 16-të në Perandorinë Osmane, kishte arritur epokën e artë, por që në ditët e sotme nuk ushtrohet më. Në këtë ekspozitë zënë vend edhe filxhanë dhe enë për mbajtjen e kafesë.

(Fotografitë janë siguruar nga Veli Gürgah, Anadolu Agency - AA)


Fjalët Kyçe: tombak , Yapi Kredi , Stambolli , argjendari , ekspozitë