Turqia nuk e la shtetasin e saj në mes të pandemisë në Suedi

Mbërriti në Ankara me një avion ambulancë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë shtetasi turk Emrullah Gülüşken, të cilin spitalet suedeze të Malmosë nuk pranuan ta kurojnë pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Emrullah Gülüşken

Shtetasi turk 47-vjeçari Emrullah Gülüşken jeton në Malmo të Suedisë bashkë me familjet e tij. Kur spitalet në Malmo nuk pranuan ta kurojnë për shkak se ishte i infektuar me Covid-19 vajzat e tij, Samira dhe Leyla, bënë thirrje përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e babait të tyre. Pasi u vu në dijeni ministri i Shëndetësisë,Fahrettin Koca urdhëroi dërgimin menjëherë të një aeroplani ambulancë të Ministrisë për të riatdhesuar pacientin. Avioni me Emrullah Gülüşken dhe fëmijët e tij në bord u ul këtë të diel në Aeroportin Esenboğa të Ankarasë dhe babai i 4 fëmijëve u dërgua me ambulancë në spitalin urban të Ankarasë, ku vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e nevojshme të mjekëve turq.


Fjalët Kyçe: Malmo , Suedi , Emrullah Gulesken , bashkëpunimi kundër Covid-19