Tajlandë – Dritat e Festivalit “Loi Krathong” në Bangkok

Qytetarët tajlandezë festuan në Bangkok evenimentin tradicional “Loi Krathong”, një festival siamez që shënohet çdo vit në të gjithë Mbretërinë e Tajlandës dhe në vendet e afërta me kultura jugperëndimore Tai të konsiderueshme (Laos, Shan, etj.).

Festivali “Loi Krathong” në Bangkok

Kryeqytetasit tajlandezë, të cilët u tubuan në Parkun “Wachirabenchathat”, hodhën në lumë shporta të vogla (krathong) me lule apo petale lulesh dhe një qiri brenda, si dhe lëshuan në qiell fenerë prej bambuje apo letre, sërish me një qiri brenda, për të larguar fatin e keq. “Loi Krathong” zhvillohet mbrëmjen me hënë të plotë të muajit të 12-të të kalendarit tradicional hënor Tai, kjo është edhe arsyeja që data e saktë e festivalit ndryshon çdo vit.


Fjalët Kyçe: fati i keq , kultura Tai , Loi Krathong , festival , Bangkok , Tajlandë