Spitali Memorial i Fierit, model i autonomisë spitalore

Ky spital publik po menaxhohet në bashkëpunim me një ekip, i cili ka ardhur nga Turqia për të transferuar dijen, teknologjinë dhe për të bërë një shembull të mirë të suksesit se si menaxhohen spitalet publike nëpërmjet formave të ndryshme të autonomisë spitalore.

Spitali Memorial i Fierit

Qeveria shqiptare ka miratuar para pak ditëve Protokollin e Përbashkët të Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3-vjeçar, gjatë fazës kalimtare të administrimit të Spitalit Memorial në Fier, duke krijuar kështu modelin e parë të autonomisë spitalore në Shqipëri.


Fjalët Kyçe: Ogerta Manastirliu , autonomi spitalore , mjekësia turke , Spitali Memorial i Fierit