Sofra e Ramazanit në Uzbekistan

Tradita e sofrave të iftarit vazhdon të ruhet edhe në Uzbekistan, një vend ku në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik ka qenë e ndalur agjërimi dhe praktikimi i besimit fetar.

Ramazani në Uzbekistan

Tradita dhe zakone të ndryshme për muajin e Ramazanit vazhdojnë me shekuj në Uzbekistan. Një nga këto tradita është edhe ajo e shtrimit të sofrës së iftarit, ose e njohur “çelje e gojës”. Në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik praktimi i fesë islame ka qenë i ndaluar, po ashtu edhe agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Por pavarësisht kësaj familjet uzbeke nuk i harruan traditat fetare dhe kombëtare. Gjatë muajit të Ramazanit shtrojnë sofra iftari dhe ftojnë fqinjët, të afërmit dhe personat në nevojë. Këto sofra iftari në Uzbekistan quhen “çelje e gojës”. Me afrimin e vaktit të iftarit nën drejtimin e kryetarit të familjes, familjet uzbeke mblidhen përreth sofrës dhe bëjnë luftën e iftarit. Një nga gatimet që nuk mungon asnjëherë në këto sofra është “pilafi uzbek”.


Fjalët Kyçe: muaji i shenjtë i Ramazanit , Uzbekistan , ish-Bashkimi Sovjetik , tradita islame , besimi islam , agjërimi me zemër dhe shpirt