Mugla, një vend i preferuar i turistëve të huaj dhe vendor

Mugla

Mugla që ndodhet në Egjeun jugor, ka shumë gjire të vogla dhe të mëdha, ku ngjyra blu dhe e gjelbër janë të integruara me njëra-tjetrën dhe që është ndër vendet e domosdoshme për ata që duan të bëjnë një “lundrim blu". Ky vend, që cilësohet edhe si “parajsë në tokë”, çdo vit mirëpret mbi 3 milionë turistë dhe ka një vijë bregdetare të gjatë 1484 km, që është edhe bregdeti më i gjatë i Turqisë.

Qyteti mirëpret turistët e ardhur nga vendet e ndryshme të botës për t’i kaluar pushimet verore këtu. Ai magjeps me natyrën dhe gjiret parajsë me ngjyrë blu e gjelbër. “Lundrimet blu”, që kryhen në gjiret e kaltra të Muglas, janë ndër më të preferuarat në mesin e turistëve që i kalojnë pushimet në këtë vend. Shumica e turistëve preferojnë të vizitojnë Ngushticën e Gokovas, portin anglez, Çokertme, Gocek, Marmaris, Fethiye, Oludeniz, Kizilada, Datça dhe Hisaronu.

Nënprefektura Oludeniz e Fethiyes, që është e famshme në botë, me malin Babadag, një prej qendrave më të mira të paraglajdizmit në botë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Ndërkaq edhe Marmarisi, njëra nga qendrat e turizmit, më së shumti preferohet posaçërisht nga personat e famshëm që vijnë me jahte luksoze.


Fjalët Kyçe: Hisaronu , Datça , Kizilada , Oludeniz , Fethiye , Çokertme , Gokova , Marmaris , Mugla